Lajme

Ngjarje e rende! E përdh*noi dhe më pas e mbyti në rezervuar,Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin

 

Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin e Drita Saliajt, Ervis Zotaj.

Nga ana tjetër, bashkëpunëtorët e tij, Sindi Shehaj dhe Luis Salaj janë dënuar përkatësisht me nga 17 dhe 14 vite burg.

Drita Saliaj, 52-vjeç, u mbyt në rezervuar nga nipi i burrit të saj, Luis Saliaj dhe dy shokët e tij Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj. Sipas autoriteteve, 52-vjeçarja është përdhunuar para se të hidhej në rezervuar.

16-vjeçari Sindi Shehaj ka treguar se kishin konflikti nisi pasi ai kishte shkuar tek shtëpia e viktimës për të marrë hashash dhe nuk kishin rënë dakord për çmimin e lëndës narkotike. Ai ka deklaruar se 52-vjeçarja u përdhunua nga 26-vjeçari Ervis Zotaj dhe se më pas e lidhën dhe e hodhën në rezervuar, ku u gjet pas dy ditësh nga policia.

Ngjarja makabër ka ndodhur më 6 janar të vitit 2020 në fshatin Gjerbs, Mallakastër.

Related Articles

Back to top button