Lajme

Vendi mbërthehet nga reshjet e shiut, ja si do jenë ditët në vijim…

 

Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Reshje shiu nesër priten edhe në Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë Veriore. Në viset malore reshje bore.

Të enjten priten rritje të temperaturave, por mbetet vranët dhe me riga lokale shiu herë pas here. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe kjo do të kushtëzojë rritje të temperaturave minimale dhe nga e premta edhe ato maksimale.

Të premtën dukshëm më ngrohtë dhe me intervale kohore me diell, por edhe me zhvillime të vranësirave konvektive të cilat lokalisht pritet të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Për fundjavë na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Vende-vende me riga ose ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat shënojnë rritje sidomos të dielën.

 

Related Articles

Back to top button