Lajme

Ec se të q*** motrën’/ I riu kërcënon dhe dhunon vajzen në mes të Tiranës

 

Dhuna dhe abuzimi ndaj grave dhe vajzave nuk ka fund në vend. Video e fundit tregon qartë se si një i ri merr me anë të kërcënimeve një vajzë (ndoshta edhe partnerja e tij). Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në kryeqytet.

Nuk dihet arsyeja e sherrit mes tyre mirëpo dëgjohet që ai i kërkon duke bërititur për të ecur përpara. Sipas personit që ka dërguar videon në JOQ, para këtyre skenave burri po e dhunonte vajzën në mes të rrugës.

‘Ec, ec se të *** motrën’ dëgjohet të thotë me zë të lartë personi në video. Ndërsa vajza i kërkon që të pushojë teksa ndodhet larg tij.

“Pershendetje. Ju lutem identifikojeni kete djalin sa me shpejt para se te bej hatan, ishin pamje te tmerrshme perpara se ta filmoja, po uleriste dhe po dhunonte kte vajzen.”– shkruan personi për JOQ që ka ndarë videon.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button