Lajme

E bujshme! Artan Hoxha ka treguar se ku fshihet “bossi” i Inceneratorëve

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se është tentuar nga policia arrestimi i Klodian Zotos, apo siç njihet ndryshe si “bosi” i inceneratorëve, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia për aferë korruptive.

Gazetari Hoxha është shprehur se policia ka pasur informacione që Klodian Zoto ka qenë në Shqipëri dhe jo jashtë vendit siç mendohej. Duke marrë informacione policia ka ngritur edhe një aksion për arrestimin e tij, megjithatë nuk është realizuar me sukses.

Ndërkohë për Stela Gugalljan e cila po ashtu është në kërkim, sipas gazetarit Hoxha rezulton se fshihet jashtë Shqipërisë.

“Policia ka bërë tentativë për të arrestuar Klodian Zoton, brenda Shqipërisë. Stela Gugallja ndodhet jashtë Shqipërisë. Tentativat e policisë vijnë se ka pasur informacion që ka qenë brenda territorit. Është tentuar që ta kapin brenda. Ka pasur informacion por nuk është bërë e mundur ndalimi i tyre. Kemi pjesën e funksionarëve publik por jo biznesmenët. Është në gjysmë historia.” tha Hoxha.

 

Related Articles

Back to top button