Lajme

“Shkëmbyem numrat e telefonit dhe dolëm par kafe”/ Fatjoni tregon si u njoh me Merushen dhe rrëfen divorcin me bashkëshorten

 

Fatjon Hazizaj ka rrëfyer sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ historinë e tij të dashurisë me Merushe Hazizaj, të cilën ia vrau me thikë babai i tij.

Një histori që nisi 4 vite më parë, të dy të martuar, por siç konfirmon djali kishin probleme me partnerët.

Fatjoni rrëfeu se punonte si taksi dhe një ditë gjatë ushtrimit të detyrës do të shkonte në shtëpinë e bashkëshortit të Merushes.

Aty njihet me të, shkëmbejnë numrat dhe kështu nisi historia e tyre. I riu tregoi se pas këtij momenti, kanë dalë për të pirë kafe dhe janë njohur më shumë me njëri-tjetrin. Fatjoni rrëfeu gjithashtu, momentin e ndarjes nga bashkëshortja.

Ai tha se ish-gruaja e dinte për lidhjen e tij me Merushën dhe një ditë, teksa ndodhej në shtëpinë e prindërve për disa ditë, zgjodhi që të mos kthehej më në banesë. Fatjoni thotë më pas se ish-gruaja u martua me një djalë nga Durrësi, të cilin ia njohu e motra.

“Kisha 4 vite, kam shkuar në shtëpinë e saj. Ishte e martuar, s’i kishte punët mirë. Shkëmbyem numrat e telefonit, dolëm për kafe.

Ish-gruaja ime kishte njohje me Merushen. Divorci me gruan, unë kisha lidhje me Merushen, e dërgova te prindërit për 3-4 ditë. Ajo nuk erdhi më, e lidhi motra me një tjetër nga Durrësi. Ajo e dinte që kisha lidhje me Merushen”, tha Fatjoni.

Related Articles

Back to top button