Lajme
Presidenti i afrohet turmës për ti përshëndetur por goditet me gurë(VIDEO)
Presidenti i Kilit Gabriel Boriç, është sulmuar me gurë ditën e sotme nga turma, gjatë një vizite jashtë kryeqytetit.
Sipas mediave të huaja mësohet se guri që u hodh nga turma, goditi në gjoks shefin e kabinetit të presidentit.
Boriç, i cili mori detyrën në mars, ishte në qytetin La Serena, 400 kilometra në veri të Santiagos. Para se ai të hynte në godinë, presidenti u afrua nga turma të cilët i përshëndeti, mirëpo dikush e qëlloi atë me gurë.
Në një konferencë për shtyp pas icidentit Boriç tha se: Nëse dikush mendon se mund të trembë ose të ndryshojë mënyrën se si ne duam ta drejtojmë vendin, e ka gabim.