Lajme

E fundit! Polonia paralajmëron vendosjen e raketave bërthamore amerikane…

 

Polonia i ka shprehur gatishmërinë Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëse do të jetë e nevojshme vendosja e armëve bërthamore në territorin e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri polak Jaroslav Kaczynski në një intervistë për gazetën gjermane Welt am Sonntag, të cituar nga mediat ukrainase

“Nëse amerikanët do të na kërkonin të mbanim armët bërthamore të SHBA në Poloni, ne do të ishim të hapur. Kjo do të forconte ndjeshëm parandalimin ndaj Moskës,” tha Kaczynski.

Zyrtari polak sqaroi megjithatë se vendosja e armëve bërthamore të SHBA-ve në Poloni nuk është diskutuar ende, por shtoi se “kjo mund të ndryshojë së shpejti”. /abcnews.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button