Lajme

Donald Veshaj bën të njëjtën gafë si ish e dashura, ja çfarë ka thënë(Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj u bë virale në rrjete sociale pasi tha ‘si i thonë bukur’ në shqip, por të njëjtën gjë e paska bërë edhe Donald Veshaj.

Së fundmi në një nga faqet e fansave të këngëtares Ramosaj, është publikuar një sekuencë nga një bisedë mes banorëve në shtëpinë e Big Brother VIP.

Në bisedën e zhvilluar mes disa banorëve, Donaldi shihet teksa në një moment pyet: “Si i thonë ‘si jashtë shtetit’ në shqip”.

Beatrix dhe Donaldi patën përndryshe një lidhje shumë të diskutuar në BBV, kjo pasi ajo nisi pak pasi Veshaj takoi ish-të dashurën e tij, Bora Zemanin, në një nga mbrëmjet e spektaklit – duke dhënë indikacione për një rikthim të mundshëm mes tyre.

Por fatkeqësisht edhe lidhja e Beatrixit me Donaldin qe jetëshkurtër, pasi dyshja u ndanë me të mbaruar spektakli Big Brother VIP, ku fitues i edicionit të parë u shpall balerini Ilir Shaqiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button