Lajme

E tmerrshme/ Tre shqiptarë përdh*nojnë 23-vjeçaren: Njëri e rrëmbeu dhe më pas ftoi dy shokët…

 

Tre shqiptarë akuzohen se përdhunuan në grup një vajzë. Mediat britanike raportojnë se njëri prej tyre e rrëmbeu të renë jashtë një klubi nate, natën e parë pas lehtësimit të kufizimeve të Covid në Britani.

Vi ktima 23-vjeçare kishte dalë për darkë me një mikeshë dhe më pas shkoi në klubin e natës Vogue në Bedford High Street kur Genti Hyka iu afrua, por ajo u largua me shoqen e saj.

E reja dhe shoqja e saj u përpoqën të largoheshin nga klubi në orët e para të 4 shtatorit të vitit të kaluar, por u ndanë kur ecën në drejtime të kundërta për të shmangur një grup që ziheshin në rrugë.

Ndërsa viktima po shkonte vetëm në shtëpi, Hyka e mori atë me forcë dhe e futi në makinë e tij. Shqiptari e çoi atë në shtëpinë e tij, ku e përdhunoi.

Dy miqtë e tij, Vullnet Haka dhe Ibrahim Bezati, mbërritën më vonë, e përdhunuan, e goditën me shuplakë dhe e detyruan të merrte kokainë.

Hyka u shpall fajtor për rrëmbim, dhe dy akuza për përdhunim. Haka, 33 vjeç dhe Bezati, 36 vjeç, gjithashtu u shpallën fajtorë nga gjykatë për akuzën e përdhunimit.

“Iu luta të më linin të shkoja. Isha e hutuar dhe e frikësuar”, tha vajza në gjykatë. Ajo tha se nuk do të pranonte kurrë të largohej me dikë që nuk e njihte dhe theksoi se nuk pranonte të bënte seks me askënd.

Viktima arriti të arratisej nga shtëpia dhe kërkoi ndihmë nga kalimtarët përpara se të telefononte shoqen me të cilën kishte qenë më herët gjatë natës, rreth orës 7:30 të mëngjesit të asaj dite.

Ndërkohë, Hyka pretendon të kundërtën. Ai i tha jurisë kur arritën në shtëpi viktima pranoi të bënte seks. “Ajo nuk qau në asnjë moment kur ishte me mua. Unë nuk jam përdhunues”, tha ai.

Gjykatësi i tha jurisë se të pandehurit përballeshin me dënime të gjata me burg. g.v

Related Articles

Back to top button