Lajme

Mediat greke kanë publikuar videon e përleshjes së grekut me shqiptarin që tentoi ta godasë me thikë/ Si ‘shpërtheu’ sherri në mes restorantit

 

Mediat greke kanë publikuar videon e përplasjes fizike mes 43 vjeçarit grek dhe 33 vjeçarit shqiptar të cilët në shkurt të këtij viti u konfliktuan me njëri-tjetrin se kush duhej të dërgonte porosinë një klienti që kishte bërë te restoranti i tyre.

Sherri mes tyre degjeneroi në grushte e deri në përdorimin e armës së ftohtë, ku 43-vjeçari grek ka kapur thikën për të goditur shqiptarin në mes të restorantit ndërsa ngjarja ka tronditur edhe klientët, shkruajnë mediat greke.

Shtetasi grek ka goditur me kokë shqiptarin fillimisht dhe gjatë përleshjes dhe daljes nga dyqani, autori ka përdorur një thikë të cilën e ka marrë nga një tavolinë në restorant duke tentuar shumë herë ta godasë në bark dhe në qafë.

Policia gjeti në vendngjarje, dy thika identike, me gjatësi tehu 11 cm dhe dorezë 10 cm. I plagosuri u dërgua në spitalin “Agia Varvara” për ndihmën e parë, ku, siç rezultoi nga dokumentet mjekësore, u konstatua se ka një dëmtim në trup. Ai është urdhëruar t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila ka rezultuar se ka marrë një plagë prej 4 cm në zgavrën e majtë të kraharorit, paralel me shtyllën kurrizore dhe në një distancë prej 5 cm prej saj, e cila është shkaktuar nga një prerje.

 

“Ai u përpoq të më godiste më shumë se 20 herë”, ka thënë shqiptari në dëshmitë që ka dhënë në policinë ashtu edhe në hetuesi.

I gjithë sherri mes të dyve ka nisur se kush do ta dërgonte porosinë e restorantit.

“Kam katër vite që punoj në këtë restorant në Vula. Unë punoj si shpërndarës i ushqimeve. Sot rreth orës 2 të pasdites teksa po flisja me autorin për një porosi, u grindëm, pasi nuk ishim dakord se kush do ta bënte shpërndarjen. Teksa po grindeshim me të madhe, ai më hodhi një lugë. Unë e godita me grusht, kur shoh që ai mbante një thikë në dorë dhe filloi të përpiqej për të më goditur në bark. E ndalova sepse e kapa nga duart. Ai u përpoq të më godiste shumë herë. Provoi gati më shumë se 20 herë. Edhe kur u ndamë, ai donte të më sulmonte sërish me thikë, duke provuar të më gjuante në qafë dhe në bark. E pengova sërish dhe më pas më më goditi me thikë në mes të shpinës. Gjithçka zgjati më shumë se 15 minuta” i tha shqiptari, policisë.

Related Articles

Back to top button