Lajme

“A ke burrë në shtëpi ti?”, i ftuari ne emisionin e njohur ne Shqiperi kapet keq me moderatoren…

Xhoni i “Love Story”, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Shije shtëpie”, por intervista nisi me tone të ashpra. Ish-konkurrenti që doli çift me Rominën nga emisioni i dashurisë, akuzoi moderatoren Katerina Trungu për mungesë respekti pasi nuk e kishin telefonuar për të ardhur në emision. Situata agravoi derisa Xhoni u largua nga studio, por më pas u zbulua e vërteta.

Biseda mes Xhonit dhe Katerinës

Katerina: Si je?

Xhoni: Nuk më filloi dhe aq mirë

Katerina: E pra edhe mua s’më filloi dhe aq mirë. I njëjti person na i shkaktoi?

Xhoni: Nuk e di, për kë e ke ti?

Katerina: Për atë që t’ka marr ty zemrën e kam.

Xhoni: E kam pak me programin tuaj se nuk jeni aq të duhur. Morët Rominën në telefon, mua s’më morët fare dhe në fund fare ju mora unë juve, më sollët këtu që të mos e lej programin bosh.

Katerina: Nëse do mund ta lësh bosh, por e para njëherë ky është televizion…

Xhoni: Unë iki po deshe…

Katerina: …E dyta, Romina konsiderohet partnerja jote. Pra ne komunikuam me Rominën…

Xhoni: Programi është i joti, ti e merr përsipër…

Katerina: Unë e di kush është i ftuar, këtu ka një autore, ka moderatore, dy gazetare, të cilat kanë shumë vite në televizion. Ju tani keni filluar me televizionin.

Xhoni: Duhet t’jem unë i mërzitur, jo ti. Mos ishte Klani s’do kisha ardhur.

Katerina: Mos ishte Klani as unë s’do isha këtu. Ideja është që Romina është partnerja jote dhe u komunikua me të sepse ju jeni çift.

Xhoni: Po ça lidhje ka Romina? Unë jam Xhoni dhe ti do flasësh me Xhonin.

Katerina: Meqë do ta bëjmë këtë debat live, e bëjmë. Ti me Rominën je çift?

Xhoni: Po

Katerina: Ke komunikuar me Rominën?

Xhoni: S’ka lidhje

Katerina: Aaa s’ka lidhje, ti mua kështu më je prezantuar, çift. Unë e di që jeni çift dhe jeni ftuar të dy.

Xhoni: Është mungesë respekti. A ke burrë në shtëpi ti? Të marr unë burrin tënd dhe të them je i ftuar me gruan tënde…

Katerina: Edhe mos pranoj? Më mjafton që more bashkëshortin. Nëse respektohet bashkëshorti im, respekti është i barazvlefshëm.

Xhoni: Jo është mungesë respekti, faleminderit, kalofshi mirë, mirupafshim

Katerina: Mirupafshim Xhoni

Më pas Xhoni u kthye dhe përqafoi Katerinën duke i thënë se ishte shaka për 1 prill.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button