Lajme

4 Shenjat e Horoskopit që dashurohen më lehtë në pranverë, a jeni ju një ndër to?

 

Në pranverë humori ndryshon bashkë me ngrohjen e motit dhe lulet që lulëzojnë! Pikërisht kështu lindin më intensivisht ndjenjat për dashurinë dhe nevoja për pasion, flirtim dhe shoqëri. Sipas yjeve, ka disa shenja të Horoskopit që në pranverë ndjejnë një nevojë më të madhe për të gjetur gjysmën tjetër dhe e kanë të vështirë të mbajnë dëshirën për dashuri! Lexoni më poshtë cilat janë këto shenja:

Dashi

Dashi në pranverë bëhet edhe më aktiv dhe spontan dhe lëshohet 100%! Ai është vazhdimisht në kërkim të intensitetit, pasionit dhe dashurisë dhe dëshiron t’i jetojë të gjitha në të kuqe. Vetëbesimi i tij është i lartë dhe kjo e bën shumë tërheqës dhe kështu flirti dhe paraloja nuk i mungojnë jetës së tij. Problemi me Dashin është se sa mund të zgjasë një dashuri pasi priret të mërzitet dhe të largohet shpejt dhe lehtë.

Gaforrja

Gaforrja emocionale, e cila vuan gjithmonë nga pasiguritë e saj, në pranverë përvetëson edhe më intensivisht prirjen për shoqëri dhe dashuri. Ai e di shumë mirë që për të qenë i kompletuar dhe i lumtur dëshiron të ketë pranë tij një person që kujdeset për të dhe ndajë jetën e tij dhe kjo bëhet edhe më intensive në pranverë dhe ndërkohë që ka frikë se mos e rrëmbejnë të gjithë. Kështu nëse takon një person që do ta bëjë të besojë tek ai mund të dashurohet marrëzisht.

Shigjetari

Shigjetari, edhe pse është një fëmijë i dimrit, ka shumë gjëra të përbashkëta me Dashin e zjarrtë! Sigurisht, humori i tij arrin lartësi të reja në pranverë. Bën ndryshime në përditshmërinë e tij, bën rutina të reja sepse gjithsesi mërzitet shumë lehtë dhe në përgjithësi mendjet marrin ajër. Kështu që e ka shumë të lehtë të dashurohet gjatë këtyre muajve, por edhe për të vështirësia është ta mbajë këtë dashuri në jetën e tij. Shigjetari e do shumë pavarësinë e tij dhe në pranverë ndihet më i fortë se kurrë dhe kështu ka më shumë gjasa të kthehet nga njëra anë në tjetrën!

Peshqit

Në pranverë, Peshqit e lëshojnë imagjinatën e tyre të egër dhe bashkë me të të gjitha emocionet! Bëhen më romantik se kurrë dhe në mendjen e tyre krijojnë përralla të cilat sigurisht dëshirojnë të bëhen realitet dhe t’i jetojnë ato. Kanë prirjet për të idealizuar situatat dhe gjatë këtyre muajve rrëmbehen lehtësisht nga ajo që ndjejnë. Është një kohë kur ata mund të kujtojnë të kaluarën dhe t’i kthehen asaj pa menduar se çfarë është më e mira për ta. Logjika me pak fjalë i lë vendin zemrës dhe Peshqit e ndjekin pa u menduar shumë./abcnews.al

Related Articles

Back to top button