Publikohet VIDEO e zyrtarëve grekë që tallen dhe qeshin me vrasjen e 20-vjecares Caroline Crouch: “Vajzat e vogla thonë do të martohem me pilot”
Mediat greke kanë shpërndarë një video, ku shihen zyrtarë të rojës bregdetare helene të cilët komentojnë në mënyrë vulgare dhe seksiste vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj në Glyka Nera.
Në videon shihen zyrtarët duke bërë shaka një ditë pasi Babis Anagnostopoulos rrëfeu se kishte vrarë gruan e tij Caroline, në banesën e tyre.
Telekonferenca është bërë nga anëtarët e Federatës Panhelene të Shoqatave të Personelit të Rojeve Bregdetare. Presidenti i Sindikatës, Sarantos Kamvisis, dëgjohet të thotë: “Gruaja është një kockë”, duke qeshur.
Më pas presidenti i LS Lesvos, Chios Fotios Garoufalias, ia kthen duke thënë “bravo shoku le të mësojnë”.
Në bashkëbisedim merr pjesë dhe presidenti i Federatës Panhelene të Shoqatave të Personelit të Rojës Bregdetare, Panagiotis Tsianos, i cili thotë “a e pe që vajzat e vogla thonë tani “do martohem me pilot” dhe qesh…