Lajme

Klodiana Lala publikon foton që e gjithe policia u mundua ta fshihte : “U lodh e shkreta polici ta fshihte, por NE e filmuan ne vrimen e celesit!”

 

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë pak çaste më parë në rrjetet sociale një foto të ish-deputeti të PS-së Alqi Bllako nga salla e gjyqit. Sot Bllako u përball për herë të parë në GJKKO ku u mor masa ‘arrest me burg’ për shpërdorim detyre.

Mirëpo për të evituar show-n mediatik, Bllako u dërgua sot në gjykatë para orarit të mbajtjes së seancës.

Pavarësisht kësaj dhe faktit që seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, gazetarët e kanë gjetur mundësinë për të siguruar një foto të Bllakos nga brenda seancës.

“U lodh e shkreta polici ta fshihte, por NE e filmuan ne vrimen e celesit!”, shkruan Klodiana Lala.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button