Sport

Një orë në mes të rrugës, lojtarët dhe stafin e Dinamos i “shpëton” një autobus linje i Elbasanit…

 

Peripecia e udhëtimit të kthimit të Dinamos drejt kryeqytetit pas humbjes me Kastriotin ka marrë fund pas një situate sa qesharake, aq edhe absurde. Blutë kanë mbetur në mes të rrugës para stadiumit “Elbasan Arena” ku luajtën ndeshjen me krutanët, pasi autobusi i skuadrës ishte larguar nga impianti.

Situata kaotike ka vazhduar për një orë, me lojtarët e detyruar që të pritnin jashtë impiantit derisa të sigurohej një mjet tjetër transporti për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në kryeqytet, në një situatë të paprecedent për një klub të këtij niveli, me investime kolosale në vitin e fundit.

Gjithçka është zgjidhur pas një ore pritje, kur një autobus i linjave ndërurbane që punon në qytetin e Elbasanit ka mbërritur në stadium dhe ka marrë lojtarët dhe stafin për t’u kthyer në kryeqytet duke i dhënë fund kësaj peripecie të pakëndshme po aq sa humbja me Kastriotin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button