Sport

Florian Marku kacafytet me kundërshtarin gjatë peshimit…..

Kampioni Florian Marku ka zyrtarizuar ndeshjen e radhës në boksin profesionist. Shqiptari do të përballet me ish-kampionin britanik dhe të Commonwealth Chris ‘Rock n Rolla’ Jenkins, përballje që do të zhvillohet më datë 2 prill. ‘Mbreti Shqiptar’ ruajti rekordin e tij si i pamposhtur në nëntor duke mposhtur Jorick Luisetton, ndërsa Jenkins vjen në këtë duel me një fitore vendimtare ndaj ish-kampionit të unifikuar të botës në peshën super të lehtë Julius Indongo në Cardiff.

Ai që shpallet fitues do të bëjë një hap të madh më afër konkurrimit për titujt kryesorë këtë vit. Por, sfida mes të dyve është nxehur shumë më parë se të dy boksierët t’i drejtohen ringut, teksa pasi përfunduan peshimin, Marku nisi t’i fliste kundërshtarit

Në këtë rast, Jenkins nuk i duroi fjalët e Markut dhe vendosi ta provokonte duke i “dhuruar” një puthje, e cila bëri që shqiptari ta shtynte kundërshtarin ndërsa menjëherë u desh ndërhyrja e sigurisë të cilët bënë të mundur që shfaqja të shtyhet për ditën e nesërme dhe të mos konsumohej para kohe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button