Lajme

Kikia bën deklaratën alarmante: Legalizimi i kanabisit mjekësor do të ishte një tjetër plagë që do i hapej shoqërisë shqiptare…

 

Lejimi ose jo i kanabisit mjekësor, është diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Log.’, ku i ftuar ishte edhe analisti Mentor Kikia.

Analisti ka thënë se legalizimi i kanabisit mjekësor do të ishte një tjetër plagë që do i hapej shoqërisë shqiptare.

Sipas tij sot në Shqipëri nuk mund të sillemi sikur jemi amerikanë. Ai theksoi se lejimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri mund të bëhej vetëm në rast se në vendin tonë do të kishte fuqi farmaceutike.

“Fakti që nuk ndalonim dot eksportin e kanabisit, ndaluam gomonet. Më vonë do ndalojmë edhe mushkat. Në këtë Shqipërinë tonë ligjet duhet ti bëjmë duke iu referuar Shqipërisë.

Jo çdo gjë që ndodh në Amerikë është e mirë. Sepse FDA që ka licencuar këtë ka licencuar edhe sheqerin sintetik, që ka fryrë amerikanët. Unë jam dakord nëse Shqipëria do të kishte fuqi farmaceutike, mund të diskutohej, por Shqipëria nuk prodhon asgjë

Ky kanabisi që do mbjellim ne kujt do i shitet? Do ua shesim vendeve që e kanë të lejuar me legjislacion, pse nuk e mbjellin dot vetë ata që do presin nga ne?”, tha Kikia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button