Lajme

LAJM I FUNDIT/ Emrat e rinj në PS, ja se kush mori detyrat e reja…

 

Kongresi i PS-së është duke përfunduar, ndërsa kryeministri Rama është duke bërë publike emrat e rinj që janë propozuar për detyrat e reja pas ndryshimit të statutit të partisë, i cili parashikon shtimin e tre sekretariateve të rinj.

Mësohet se Eridian Salianji është propozuar Sekretar për Çështjen Ligjore dhe Zgjedhore, Blerina Gjylameti – Sekretar për Koordinimin dhe Laert Duraj – Sekretar për Emigracionin.

Teksa prezantonte detyrat e reja, Rama tha se nuk mund të ndodhte në parti që të zgjedhurit të mbroheshin nga persona që janë detyra të rendësishme në parti, ndërkohë që pjesa tjetër që përballet me qytetarët të mbetet jashtë.

Para Ramës, ishte Blendi Klosi ai që prezantoi ndryshimet në statut. Klosi tha se statuti parashikon ngritjen e një zyre për të komunikuar direkt me qytetarët.

“Të krijojmë një zyrë të hapur për të mbledhur opinion të qytetarë, por të ketë të dhëna të PS, punë me database, për të krijuar bashkëjetesën e nevojshme

Eshtë një ndryshim tjetër i paraqitur dhe një griu. Krijimi i një sekretari ekzekutiv në 61 bashki, përfaqësues i komunitet të PS në zonë.

Grupimi tjetër ka të bëjë me një reformë për të afruar votën e emigrantëve. Ps nuk mundtë jetë e kufizuar vetëm brenda territorit, statuti i ri na krijon më shumë hapësira për të krijuar në këto degë të PS, jo vetë të mbajnë lidhej me partinë e PS por të furnizohen edhe me ne njerëzit që duan të marrin pjesë në votime në Shqipëri.

Dimensioni politik, trajnim me çfarë duhet ët punojmë diskutojmë me njerëzit. Në këtë statut, ta përmbledhim ta bëjmë një libër parimesh që ti rezistojë jetëgjatësisë të partisë, por edhe të përgatisë për të pasur rezultat me të forta, duhet ti japim votën statutit të paraqitur”, tha Klosi. /abcnews.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button