Lajme

Flet sot për herë të parë partneri i 30-vjeccares që u vra nga vjehrri i saj në Roskoves. “Merushen me mua s’e ndante as plumbi”

 

Mes lotësh ka folur sot për herë të parë partneri i 30-vjeccares që u vra nga vjehrri i saj në Roskoves.

Ai tregoi se marrëdhënia me Merushen ishte shumë e mirë dhe se ai nuk e kishte gënjyer atë në fillim të marrëdhënie së tyre, por i ka treguar gjithçka se ka qenë i divorcuar.

Po ashtu ai tha se nuk ka kërcënuar ish-bashkëshortin e Merushes.

Pyetje: Ju ka bërë me faj për gjithçka, se e keni detyruar Merushen dhe e keni sjellë nga Vlora.

Nuk ia dilnim dot atje se vetëm unë punoja dhe për këtë erdha këtu, jo për të ndodhur këtë që ndodhën.

Pyetje: Babai ju kishte kërcënuar?

Në fillim nuk më tha gjë, rrinim mirë ditët e para. Më pas filloi se nuk të lë këtu se do marrësh shtëpitë.

Pyetje: Çfarë kishte mes babait dhe Merushës? A është e vërtetë se ke gënjyer duke i thënë se je djalë beqar dhe pa fëmijë?

Jo ajo e dinte shumë mirë, ka njerëz këtu.

Pyetje: Pak para teje ish-bashkëshorti ka deklaruar se është kërcënuar nga ana jote?

Jo nuk ka shans.

E dinin shumë njerëz se si kemi qëndruar bashkë, me mua nuk e ndante plumbi, e ndau kjo. Unë ika në punë dhe ajo po gatuante, më tha do hash bukë, i thash jo kur të kthehem. Sa shkoj në punë më merr xhaxhai në telefon shkoj në shtëpi pashë babain që po shkonte nga ullinjte atje ku u gjet që vari veten. Në shtëpi shkoj dhe gjej Merushen të vrarë. Në varrim nuk shkova se nuk na pranuan,.

Unë do të shkoj, por nuk dua të shkoj fshehurazi. I thamë tek morgu që të gjitha gjërat do t’i bëjmë ne , jo na thanë. Vinin në shtëpi dhe nuk merrnin masa dhe punonjës të policisë.

Related Articles

Back to top button