Lajme

Publikohen pamjet e tmerrshme, ja si e përgatiti shqiptari vrasjen e mësueses 28 vjeçare Sabina Nessa.

Është publikuar një video kur shqiptari Koçi Selmanaj ka përgatitur vrasjen e mësueses 28 vjeçare Sabina Nessa. Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së marketit ku bënte prova me mjete rrethanore.

Selmanaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen mësueses së shkollës fillore e cila po shëtiste në një park në Londër.

36-vjeçari do të vuajë të paktën 36 vjet burg. Emigranti shqiptar ka sulmuar në mënyrë barbare mësuesen angleze, duke e qëlluar 34 herë në kokë me një send metalik.

Prokurorja Alison Morgan ka deklaruar se Sabina Nessa është goditur me një objekt rreth 60.96 cm dhe se sulmi ishte i paramenduar. Koçi Selamaj është me origjinë nga Elbasani. Ai punonte në Angli si shpërndarës picash.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button