“E njihja me emër tjetër”, flet e dashura 20 vjecare e Nuredin Dumanit
Mirjet Hajdini është e dashura 20-vjeçare e Nuredin Dumanit e cila u arrestua pak ditë më parë në Fier bashkë me Dumanin.
Ditën e sotme, 20-vjeçarja nga Kosova ka dalë para gjykatës në Elbasan për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi në momentin kur u arrestua në brez mbante një armë dhe apartamenti ku ata fshiheshin ishte marrë me qira nga ajo.
Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, ajo ka deklaruar se Dumanin e njihte me emër tjetër dhe se nuk e dinte se kishte probleme me ligjin.
Nuk e kam pas idenë se mund të kishte identitet tjetër dhe se kishte probleme me ligjin. E njihja me emër tjetër, më kishte thënë se ishte 27 vjeç dhe se do fejoheshim së shpejti.
Ndërkohë në ambientet e jashtme të gjykatës së Elbasanit ndodheshin edhe dy vëllezërit e saj nga Gjilani që kishin ardhur për të qenë pranë saj.