Lajme

Lajm i fundit! Zbulohet sesi 62-vjeçari nga Korça ngacmoi s*ksualisht vajzën e tij të mitur

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 62-vjeçarin nga Korça që akuzohet se ka ngacmuar se ksualisht vajzën e tij 8 vjeçe.

Kujtojmë se Jani Kallanxhi u arrrestua mëngjesin e sotëm, pas denoncimit të një punonjëseje sociale.

Kjo e fundit kishte komunikuar rreth një javë më parë me të miturën, para se bashkia të strehonte vogëlushen dhe dy prindërit e saj, deri atëherë të pastrehë.

Raportohet se vogëlushja gjatë bisedës me punonjësen sociale kishte kryer veprime që tregonin frikë.

Pas kësaj, punonjësja sociale ngriti dyshime se e mitura abuzohej seksualisht, ndërsa për të vërtetuar dyshimet me lejen e organit të akuzës, në apartamentin e familjes Kallanxhi u vendosën kamera.

Pamjet e regjistruara treguan se 62-vjeçari prekte vajzën e tij të mitur në pjesë intime të trupit.

Jani Kallanxhi u arrestua, ndërsa vogëlushja u dërgua në një qendër sociale në Tiranë. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse e mitura është dhunuar seksualisht.

Çifti ka vetëm këtë vajzë e cila është me aftësi ndryshe, të cilën pas lindjes e dërguan në shtëpinë e fëmijës. Por, pas disa vitesh e morën sërish. Ndërkohë, bashkëshortja e 62-vjeçarit thuhet se vuan nga shqetësime të shëndetit mendor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button