Lajme

E bujshme! Opinioni publik u trondit kur u zbulua nga mjekësia ligjore shqiptare se 31-vjeçarit të pajetë i mungonte zemra, e motra në lot: Spanja refuzon ADN-në

Ishte maj i vitit 2020 kur u raportua se Saimir Sula kishte ndërruar jetë në një spital në Spanjë. Opinioni publik u trondit kur u zbulua nga mjekësia ligjore shqiptare se 31-vjeçarit të pajetë i mungonte zemra.

Ndërkohë motra e tij, Majlinda, ka dy vite që troket në dyert e drejtësisë në Spanjë dhe në Shqipëri, për të zbardhur të vërtetën, për të zbuluar se çfarë i ka ndodhur të vëllait.

Tashmë ajo e ka një përgjigje, pasi autoritetet në Spanjë e kanë informuar se zemra e Saimirit ndodhet në institutin e mjekësisë ligjore. Por Majlinda nuk është e bindur, ajo ka dyshime të forta se zemra është e vëllait të saj.

“Pas një viti mjekësia ligjore na nxori një zemër që teorikisht pretendon se është e Saimirit. Ne na lindim dyshimet, se fillimisht data, janë 22 prill, kur Saimir ishte gjallë, pra ndërroi jetë më 9 maj”, tha motra Majlinda.

Kjo e fundit shton se drejtësia spanjolle refuzon të bëje testin e ADN-së, për të konfirmuar nëse kjo zemër është ose jo e të vëllait, ndaj kërkon ndërhyrjen urgjente të shtetit shqiptar.

“T’i sillet zemra e Saimirit në Shqipëri dhe të bëhet ADN këtu, meqë shteti spanjoll nuk pranon të bëjë ADN. Me domosdo duhet të kërkojmë ADN, që ta konfirmojnë nëse është e Saimir apo i përket dikujt tjetër”, deklaron e motra e viktimës.

Majlinda, e cila është e shqetësuar, deklaron se ka 20 ditë që sorollatet në dyert e institucioneve, prokurorinë e Tiranës, Ministrinë e Drejtësisë apo Ministrinë e Jashtme, por ende nuk di nëse letërporosia është nisur drejt Spanjës.

Ajo pretendon se institucionet nxjerrin justifikime nga më të ndryshmet, por zvarritjet sipas saj rrezikojnë hetimin e rastit.

“Kam 20 ditë që sorollatem, më është thënë sot nesër, por ende nuk e di nëse është dërguar kjo letërporosi”, tha Majlinda.

Motra e 31-vjeçarit të ndjerë bën thirrje që shteti të reagojë sa më shpejt, pasi ekziston rreziku që autoritetet spanjolle ta hedhin zemrën e për këtë shkak çështja nuk do të zbardhet kurrë.

“Avokati im mendon se duhet të niset në mënyrë urgjente, pasi spanjollët kërcënojnë të hedhin zemrën, pra ajo është prova”, u shpreh motra e viktimës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button