Lajme

Tronditet vendi! Gjendet një person i pajetë në rrugë,dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje…

 

 

Gjendet një person i pajetë në rrugë në Milot, Kurbin.

Rasti u identifikua në aksin rrugor Milot-Kryqëzim i Arbërisë.

Nga kalimtarë të rastësishëm është gjetur në anë rrugës Zef Keçi 68 vjeç, banues në Rrëshen.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button