Lajme

Presidenti Meta nderohet në Romë me çmime dhe tituj të lartë nderi…

 

Presidenti i vendit Ilir Meta u nderua në Romë me Çmimin Ndërkombëtar “Bonifacio VIII për një Kulturë të Paqes” nga akademia me të njëjtin emër papnor në Anagni, Romë.

Kreu i Shtetit u vlerësua gjithashtu me Titullin e lartë “Senator Akademik Nderi” me motivacionin: “Për angazhimin e vazhdueshëm dhe për kontributin faktik, kulturor e social, për realizimin e idealeve dhe qëllimeve, në shkëmbimin e vlerave të paqes”

Në sallën e Bashkisë së Anagni, në prani të Zëvendëspresidentit të Senatit italian, Roberto Calderoli; Prefektit të Doktrinës së Besimit dhe përfaqësuesit të Selisë së Shenjtë, Kardinalit Gerhard Ludëig Műller; Presidentit të Komitetit Shkencor, Imzot Enrico dal Covolo; Kryebashkiakut Daniele Natalia; Presidentit të Akademisë Bonificiane, Dr. Sante de Angelis, të Ambasadorit të Ukrainës në Selinë e Shenjtë, Andrii Yurash, si dhe autoriteteve të larta civile dhe fetare, Kreu i Shtetit shqiptar në fjalën e tij të mirënjohjes, u shpreh:

“Shprehjen e falenderimit të dhe mirënjohjes për nderin e marrjes së Çmimit Ndërkombëtar Bonifacio VIII, me motivacionin ‘Për një Kulturë të Paqes’, dëshiroj ta nis me Shenjtoren Nënë Tereza, e cila me jetën dhe shërbesën e saj, u bë simboli universal i përkushtimit ndaj kulturës së paqes, anembanë botës.

Shembulli i saj dhe mesazhet plot dashuri dhe në promovim të paqes, vazhdojnë sot e përgjithmonë, të prekin çdo raport njerëzor dhe aspekt të jetës.

Prekin aspektin personal, me thënien e saj ‘Paqja nis me një buzëqeshje’, atë familjar me ‘Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi e duaje familjen tënde,’ si dhe atë botërore, kur tha se: ‘Ne nuk na duhen armë dhe bomba për të sjellë paqen në botë, por na duhet dashuri dhe dhembshuri.’

Këto të vërteta mbeten të patjetërsueshme edhe sot:

Kur individi po bëhet gjithnjë e më i izoluar për shkak të sfidave të kohës dhe pengesave të mëdha ndaj ndërveprimit njerëzor;

Kur institucioni i familjes priret që të tjetërsohet;

Kur paqja në shumë vende të botës mbetet ende një ëndërr, aspiratë dhe utopi;

Kur e gjithë bota rrezikohet prej dhunës ushtarake dhe ambicieve pushtuese, si në rastin tragjik të ditëve të sotme të agresionit ndaj popullit paqedashës të Ukrainës, ndaj të cilët përfitoj të shpreh solidaritetin tonë më të vendosur. Ndërkohë që dashuria, dhembshuria, mirëkuptimi dhe toleranca duhet të mbeten gjithmonë shtyllat, e një paqeje të qëndrueshme midis popujve dhe kombeve.

Në themelin e paqes qëndron liria, jo vetëm e jona, por liria e të gjithë.

Ne shqiptarët jemi krenar, që kemi një figurë të jashtëzakonshme, që ka kontribuar jo vetëm për lirinë e vendit të tij, por që ka mbrojtur edhe lirinë e Europës, siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Related Articles

Back to top button