Lajme

Çfarë po ndodh ne seline e PD-se?! Dalin pamjet nga PD (Video)

 

Teksa Komisioni i Rithemelimit është mbledhur sot në selinë e PD-së, i fundit që i është bashkuar mbledhjes ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit është pritur nga bashkëpunëtorët e tij në hyrje të selisë blu, dhe më pas është drejtuar për në sallën ku do të mbahet mbledhja.

Takimi në fjalë vjen pas zhvillimeve të fundit në kampin opozitar, ku kryefjalë është e ardhmja e PD-së, dhe se kush do të marrë drejtimin e saj.

Ne video nga momenti kur vjen Berisha, ndërsa deputeti Flamur Noka dhe të tjerë e shoqërojnë drejt sallës së mbledhjes.

Pas mbledhjes, pritet që Berisha të flasë për mediat.

Kujtojmë se dje ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim gjatë një takimi që zhvilloi me Enkeljed Alibeajn, e njohu këtë të fundit si drejtues të komanduar të PD-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button