Lajme

Lajm fantastik per shqiptaret! Spanja lejon të jetoni dhe të punoni atje deri në 3 vjet…

 

Spanja mund të jetë destinacioni i radhës për shumë njerëz që mund të punojnë në distancë, pasi ligji i ri do t’i lejojë vizitorët që të jetojnë dhe të punojnë atje deri në 3 vjet.

Spanja po planifikon që të prezantojë një “vizë nomade dixhitale” – që lejon qëndrimin dhe mundësinë për të punuar deri në një maksimum prej 12 muajsh. Më pas, kjo vizë mund të zgjatet edhe dy herë të tjera.

Shumë destinacione të veçanta në Spanjë, kryesisht ato rurale dhe qytetet e vogla, kanë mbetur me pak banorë.

Qytetet dhe fshatrat do t’i bashkohen Rrjetit Kombëtar të Fshatrave Mirëpritëse për Punëtorët në Distancë

(Red Nacional de Pueblos Acogedores para el Teletrabajo) për të inkurajuar njerëzit që punojnë në distancë që të vizitojnë Spanjën. Këto vende kanë më pak se 5,000 banorë dhe duan të tërheqin banorë të rinj.

 

Viza e re spanjolle për punonjësit në distancë është krijuar për punonjësit e huaj nga Zona Ekonomike Jo-Europiane (ku bën pjesë edhe vendi ynë).

Njerëzit me pasaporta të BE-së ose që vijnë nga vendet e zonës Shengen mund të punojnë në distancë në Spanjë për më pak se 6 muaj, pa pasur nevojë të regjistrohen zyrtarisht.

Related Articles

Back to top button