Lajme
Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme në skenën politike shqiptare, “Nuk e dimë se deri ku ka shkuar cënimi i interesit amerikan”…

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ngjela ka folur lidhur me vendimin më të fundit të SHBA, për të shpallur non grata ish-deputetin Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi.
“Nuk e dimë se deri ku ka shkuar cënimi i interesit amerikan. Të shikojmë si do shkojë çështja.
Në momentin kur cënohet interesin amerikan në shkallë të lartë hyn në fuqi hetimi nga një organ amerikan, FBI-ja. Ka disa raste që janë ekstraduar në Amerikë”, deklaroi Ngjela në Breaking.
“Sali Berisha nuk i fiton kurrë zgjedhjet. Ai e di se nuk i fiton zgjedhjet por do t’i bëjë presion politikës amerikane për t’i treguar se ka Partinë Demokratike”, shtoi më tej Ngjela.