Lajme

‘Tërbohet’ moti në vendin tonë / Në orët në vazhdim stuhi të forta të shoqëruara me…

Në Vlorë situata paraqitet mjaft problematike dhe shumë e rrezikshme për shkak të motit të keq që ka përfshirë gjithë territorin e vendit tonë.

Në Vlorë në zonën e Lungomares, era e fortë ka bërë që të shkëputen pjesë çatie dhe tenda duke rrezikuar edhe jetën e njerëzve.

Dëmet e mëdha materiale janë kryesisht në bare e restorante në Lungomare . Nga era dëmtohen dhe disa pemë në afërsi të bregdetit.

Mësohet se për shkak të erës së fortë është dëmtuar dhe rrëzuar shtylla e tensionit të lartë që furnizon me energji Pashalimanin.

Po ashtu janë rrëzuar edhe antenat e një kompanie celulare.Si pasojë e motit të keq kanë mbetur pa energji Radhima dhe Orikumi. Ndërsa bashkia njofton që të bëhet kujdes.

Pritet ndërhyrja e OSHEE-së për rregullimin e shtyllës të tensionit.

Njoftimi i bashkisë Vlorë:

Të nderuar qytetarë!

Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.

Reshjet e shiut do të intensifikohen në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.

Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”.

Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button