Lajme

Inskenoi vdekjen në Itali dhe jetoi per disa muaj ne Shqiperi, italiani poston foto me THASË me ‘MONEDHA ARI’ në sfond

 

Fotot e shkrepura në brendësi të garazhit misterioz të Porto Santo Stefano, të cilat posedohen edhe nga Prokuroria e Grosseto

Pas disa muajsh, Davide Pecorelli është kthyer sërish në vëmendje të mediave italiane dhe atyre shqiptare. Italiani i cili inskenoi vdekjen në Itali dhe jetoi për disa muaj në Shqipëri, ka publikuar një selfie me thasë plot me monedha ari të thesarit të Montekristos. Në kokë mban të njëjtën kapele me të cilën shkoi për herë të parë në prokurorinë e Perugias. “Nuk është fotomontazh”, thekson sipërmarrësi, i cili siç shkruan La Nazione, rikthehet të flasë pas disa muajsh… reflektim. Por ku ndodhet thesari? “Për momentin nuk mund të them asgjë”, shton ai.

Fotot e shkrepura në brendësi të garazhit misterioz të Porto Santo Stefano, të cilat posedohen edhe nga Prokuroria e Grosseto, që hetoi 46-vjeçarin për të gjetur monedhat e vjedhura në 2019-n në Sovana, u bënë publike nga vetë Pecorelli, i cili më 29 Mars u mor në pyetje për 4 orë në Perugia, përmes letërporosisë ndërkombëtare të prokurorisë së Pukës në Shqipëri.

Sipërmarrësi u mor në pyetje nga hetuesit e Perugias që kanë kundërshtuar 3 veprat penale për të cilat po hetohet në vendin tonë që janë zjarrvënie dhe dhunim të varreve dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Pecorelli thotë se para hetuesve përsëriti atë që kishte ndodhur në fillim të Janarit në Shqipëri. “Ata insistuan mbi të gjitha për të ditur identitetin e priftit që e ndihmoi për të inskenuar zjarrin në makinë, pra vetëvrasjen time. Por nuk do ta zbuloj identitetin e tij”, tha italiani.

 

Sipërmarrësi u gjet më 17 Shtator të vitit që lamë pas, në bordin e një gomoneje pranë ishullit të Montekristos. Tani, Pecorelli thotë se po shkruan një libër me të vërtetën e tij, të cilin shprehet do ta publikojë Shtatorin e ardhshëm ndërsa tregon se është tërhequr përfundimisht nga bota e sipërmarrjes dhe është punësuar në një agjenci në fushën e prodhimit.

Davide Pecorelliu bë i famshëm në të dy shtetet në Janar të 2021-t, kur u raportuar i humbur në Pukë, atje ku u gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa kishte shumë pikëpyetje në lidhje me atë se çfarë i kishte ndodhur biznesmenit italian, më 17 Shtator ai u gjet shëndoshë e mirë.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button