Lajme

Aksident i frikshëm/ Rulota del nga rruga, te lenduarit jane derguar në spitalin e Fierit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mallakastër, në afërsi të fshatit Pocem, ku një rulotë me targa të huaja ka dalë nga rruga dhe si pasojë 2 persona kanë përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Levan- Tepelenë, kur një rulot me targa të huaja E913JOË ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur dy shtetas, Dominic Macfarlane dhe Gabriela Tominac, çift skocez.

Fillimisht burrë e grua, kanë pritur që të mbërrijnë në vendin e ngjarjes uniformat blu duke refuzuar ndihmën mjekësore në spitalin e Fierit, por më pas janë shoqëruar me autoambulancë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga ka qenë lagështia në rrugë era e fortë në këtë pjesë të rrugës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën bluzat e bardha të cilat i dhanë ndihmën e parë të lënduarve, ndërsa më pas burrë e grua janë shoqëruar në spital, ku paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga ana e policisë po kryhen veprimet për të zbuluar edhe shkakun e daljes nga rruga të rulotës

NJOFTIMI I POLICISE

Në Poçem, Mallakastër, shtetasi D. M., 34 vjeç, banues në Skoci, duke drejtuar automjetin tip rulot, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi D. M dhe pasagjerja, shtetasja G. T., 26 vjeçe, banuese në Skoci, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button