Lajme

Dalin imazhet filmike të zhdukjes së të miturës greke/ dyshohet se është i implikuar një 22 vjeçar shqiptar

 

Dalin imazhet filmike të zhdukjes së të miturës greke ku dyshohet se është i implikuar një 22 vjeçar shqiptar.

Mediat greke publikuan pamjet ku regjistrohen lëvizjet e 15-vjeçares dhe të pandehurit shqiptar pak orë pasi familja bëri denoncim në polici.

Vajza e pret të riun shqiptar për gjysmë ore. Pak më vonë vjen një makinë e vogël me ngjyrë të zezë dhe ata largohen.

Teksa një punonjës i karburantit kujton se vajza ishte e mitur dhe njofton menjëherë policinë.

Bisedat në rrjetet sociale të 15-vjeçares shërbyen për të bërë të mundur gjetjen e saj dhe arrestimin e tre të akuzuarve për rrëmbim.

Tre të arrestuarit janë mikesha e saj 17-vjeçare, nëna e kësaj të fundit e cila e priti vajzën në shtëpinë e tyre dhe 22-vjeçari me origjinë shqiptare që jetonte në një kamp rom në Aspropyrgos.

Related Articles

Back to top button