Lajme
U gjet e varur, nëna e vajzës: Çeshtjen e ka mbyll leku!
Lidhur me vdekjen e mistershme të 33 vjecares Doralda Dashi, e cila u gjet e varur në një pemë në kodrat e liqenit të Tiranës, “Stop” ishte në vendngjarje dhe konstatoi, se pemët janë prerë dy ditë pas tragjedisë.
Ky fakt shton dyshimet për fshehjen e një krimi.7 muaj më pas, ngjarja ka kaluar në 3 prokurorë, por asgjë nuk është bërë.
Prindërit e viktimës nuk janë thirrur kurrë as për të dhënë një dëshmi.
Ndërsa si provë e vetme ka mbetur celulari i Doraldës, që mund të ketë bisedat me ish-bashkëshortit dhe të gjurmojë lëvizjet e saj.