Lajme

Alibeaj habit me deklaraten: I kam kërkuar Bashes të vijë në mbledhje në seli, më tha se…

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka komentuar gjithashtu edhe takimet e Lulzim Bashës në terren me demokratët pas dorëheqjes së tij.

Ai tha në emisionin “Kjo Javë” se nuk shikon asgjë negative, përkundrazi do të bënte gabim nëse nuk do t’i sqaronte ata.

Alibeaj tha se i ka kërkuar ish-kryedemokratit Basha të rikthehet në seli, në mbledhje por ai tha se ka kërkuar mos të shpërqendrojë vëmendjen nga problemi kryesor që PD ka tani.

Situata e PD nëse ka një gjë që nuk ka nevojë është individualizmi, ambiciet e shfrenuara. Sot është emergjente të bëjmë gjithçka me çdo lloj akti për të bashkuar pjesën e demokratëve poshtë. Pjesa tjetër i përket të ardhmes. Unë besoj të krijojmë rrugën e duhur për ta forcuar PD-në dhe kushdo që do të ketë ambicie do të kandidojë.

A lejon platforma zgjedhjen e Berishës?

Platforma kërkon një strukturim e bashkim me mbështetjen e Grupit Parlamentar. Për çështje që nuk bien dakord secili ka mendimin e vet.

A ke komunikuar me Bashën?

Unë komunikoj me të gjithë. Kam komunikuar me të edhe me Berishën. Dorëheqja e Bashës nuk i shërbeu bashkimit të PD. Zgjidhja logjike do të ishte largohet njëri, largohet tjetri.

Kthim i Bashës në seli?

Jo, absolutisht jo. Në fakt si është deputet. I kam kërkuar të vijë në mbledhje. Më tha nuk vij dhe ka qenë i kujdesshëm për të mos shfokusuar vëmendjen nga problemi kryesor.

Takimet e Bashës

Është dalja dhe takimi me bazën. Basha ka një detyrim më tepër t’ju sqarojë se çfarë ndodhi. Nuk shikoj asgjë jo normale në këto takime. Duhet të ishte gabim nëse nuk do të shkonte t’i sqaronte. Unë nuk bëj asnjë parashikim, lëvizja e dorëheqjes së tij ishte akt për t’u vlerësuar.

Presidenti i ri

Unë nuk di nëse do te ketë tryeza bisedimi. Presidenti i republikes zgjidhet me shumicën e deputeteve kështu Rama e ka shumicën.

Related Articles

Back to top button