Tmerrohen qytetarët, gjendet një person i pajetë në një kanal
Një tjetër ngjarje e rëndë shënohet ditën e sotme në vendin tonë, pas trupit të pajetë që u gjet në Lanë. Policia e Pogradecit bën me dije se një shtetas rreth 50 vjeç është gjetur i pajetë në një kanal në fshatin Buçimas.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së tij.
Më datë 30.03.2022, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në fshatin Buçimas, Pogradec, në një kanal, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së tij.