LajmeShowBiz

Bes Kallaku i bën urimin epik Xhensilës për ditëlindjen duke përfshirë edhe Donaldin(foto)…

 

9 prilli është ditë feste për Xhensila Myrtezaji, Bes Kallakun dhe gjithë familjen e tyre. Këngëtarja ka ditëlindjen dhe mbush 29 vjece. Urimet kanë qënë të shumta.

Ashtu si çdo vit, këngëtarja ka marrë një urim të veçantë nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku. Ai ia uroi ditëlindjen këngëtares përmes një postimi në rrjetet sociale, ku vëmendjen më të madhe e mori mbishkrimi krahas fotos.

“Urime Ditëlindjen “mama”! Qoftë buzëqeshja jote e shndritshme si dielli n’Pranverë. (Edhe tani që po shoh foton, qenke veshur si Donaldi në finale)”- shkroi aktori i humorit në foton e publikuar ku duket ai, Xhensila dhe vajza e tyre Ajka.

Urimi i tij i veçantë shkaktoi shumë të qeshura, ku ndjekësit e tij nuk ngurruan të linin komente në postim. Deri tani nuk ka ende ndonjë reagim nga Donaldi.

Batuta e tij lidhet me veshjen e akotrit të humorit Donald Veshaj në finalen e “Big Brother Vip.”. Ai u shfaq me një kostum; xhaketë dhe pantallona oversize, në ngjyrë gri. Veshjen e kombinoi me nëj palë atlete dhe një kapele.

Por, veshja e tij u komentua dhe më herët në rrjet, nga një postim i ish-të dashurës së tij Beatrix Ramosaj. Ajo u shfaq e veshur me një xhaketë shumë të ngjashme dhe me të njejtën ngjyrë si ajo e aktorit në natën finale të BBV.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button