Lajme

Njihuni me drogën sintetike që konsumohet në Shqipëri e që po i çon përdoruesit drej vetëvr*sjes…

 

TIRANË– Në Shqipëri po shitet nga trafikantët një drogë sintetike me pasoja fatale e cila në gjuhën e përdoruesve quhet Bonzai ndërsa shkencërisht njihet si kanabisi sintetik.

Bonzai është një drogë e re në trajtën e një bime të tharë e cila spërkatet me kimikate të rrezikshme për të cilat edhe shkencërisht dihet shumë pak.

“Bonzai ngatërrohet me kanabisin por nuk është e njëjta gjë.

Bima e thatë spërkatet me kimikate të rrezikshme të prodhuara nga njeriu në laborator dhe ka efekte shumë të dëmshme….’ tha Toksikologia Amarda Gashi për TCh.

Sipas mjekes toksikologe efektet e Bonzait janë shumë të rrezikshme që ndikojnë në shëndetin mendor dhe fizik, madje mund të shkaktojnë dhe vdekjen.

“Shkakton ankth i çon përdoruesit drejt vetëvrasjes, pafunizim të zemrës me gjak, dëmtim në veshka, vdekje”- shtoi Gashi.

Mjekja tregon se gjatë muajve të fundit në repartin e toksikologjisë kanë mbërritur disa pacientë që dyshohet se kanë qenë përdorues të bonzait por kjo nuk mund të vërtetohet pasi toksinat e kësaj droge të re nuk kapen nga laboratorët.

Bonzai ka joshur trafikantët për ta shpërndarë mes përdoruesve pasi është një drogë e re që kushton shumë më lirë se heroina dhe pasojat vdekjeprurëse të saj nuk njihen nga shumica e përdoruesve të cilët gënjehen nga dukja dhe mendojnë se po tymosin vetëm hashashin e zakonshem.

Related Articles

Back to top button