Lajme

Rama ofendon gazetarin: Do futesh në riedukim, për 60 ditë s’ke të drejte…

Sapo doli nga mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama iu përgjigj një sërë pyetjesh nga gazetarët.

Ai u pyet për urdhër-arrestin e lëshuar nga SPAK për deputetin e PS, Alqi Bllako, si dhe çështjen e inceneratorëve.

Por Ramës, me sa duket nuk i pëlqeu fakti që një prej gazetareve i bëri shumë pyetje njëherësh.

“Do futesh në riedukim, për 60 ditët e ardhshme nuk ke të drejtën të më pyesësh. Unë fola një herë për këto, tani nuk mund të kalojmë në faza që s’më lini të flas, se pastaj kalohet në bullizëm dhe del që i bullizuari jam unë,” tha Rama.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button