Lajme

Aksidentohet makina e truprojave të kryeministrit, 4 të plagosur rëndë/Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e shkatërruar në një rrugë fshati

 

Australi- Aksidentohet makina e truprojave të kryeministrit të Australisë, Scott Morrison.

Sipas mediave britanike, makina është përplasur me një automjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga duke u rrokullisur, ndërsa në të udhëtonin katër persona.

Ata janë nxjerrë me vështirësi dhe janë nisur më pas drejt spitalit, në gjendje të rëndë.

Automjeti i truprojave ishte duke ecur pas makinës së kryeministrit. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e shkatërruar në një rrugë fshati pranë qytetit Elizabeth.

Pas aksidentit Morrison, edhe pse në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, ka njoftuar se nuk do të ketë asnjë dalje publike deri në një njoftim të dytë.

Related Articles

Back to top button