Lajme

Tragjike! Konsumuan alkool të bërë vetë, 8 të vdekur, 51 të tjerë në spital,Dënimi për konsumimin e alkoolit nga myslimani është 80 rrahje me kamxhik…

 

Iran- 8 të vdekur dhe 51 të tjerë në spital është bilanci i një banketi me alkool të bërë vetë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin iranian të Bandar Abbas.

Policia tha se kishte arrestuar disa persona të dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e alkoolit.

Prodhimi, shitja dhe konsumimi i alkoolit është rreptësisht i ndaluar në Republikën Islamike, me përjashtime vetëm për pakica të caktuara fetare. Dënimi për konsumimin e alkoolit nga myslimani është 80 rrahje me kamxhik.

Zyrtarët në Bandar Abbas nuk e identifikuan substancën toksike që ishte në alkoolin e bërë vetë, por vitet e fundit qindra iranianë kanë vdekur pasi kanë pirë pije që përmbajnë nivele vdekjeprurëse të metanolit, shkruan BBC.

Metanoli përdoret zakonisht për të prodhuar antifrizë dhe lëndë djegëse, por ndonjëherë shtohet në pije alkoolike të prodhuara ilegalisht për të rritur përmbajtjen e alkoolit. Nëse gëlltitet edhe në sasi të vogla, mund të shkaktojë verbëri ose vdekje.

Related Articles

Back to top button