Lajme

Ky është 26-vjeçari shqiptar që u gjet i vdekur sot, djalë i një dëshmori…

 

Një 26 vjeçar nga Suhareka ka vdekur sot. Ai ishte pranuar në emergjencën e qytetit me plagë të rënda, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Mjekët nuk kishin arritur ta shpëtonin.

Policia e cila ka konfirmuar rastin ka thënë se “20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.”

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka deklaruar Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Ndërkohë është bërë e ditur se i ndjeri ishte Faton Haxhaj nga fshati Grejkoc. Ai ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

 

Related Articles

Back to top button