Lajme
Nisin mosmarrëveshjet e para në BE për anëtarësimin e Ukrainës. Austria qëndrim kunder…
Ukraina thotë se është e zhgënjyer që përpjekjet e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian kanë hasur në rezistencë nga Austria.
Ishte ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg ai i cili deklaroi se Kievit nuk duhet t’i ofrohet anëtarësimi në bllokun 27-vendësh, por duhet të konsiderohen rrugë alternative për të zhvilluar lidhjet mes BE-së dhe Ukrainës.
Ukraina nga ana tjetër i ka quajtur komentet “strategjikisht dritëshkurtër”.
Kujtojmë se në momentet e para të nisjes së luftës në Ukrainë, BE-ja ishte më e unifikuar për t’i dhënë dritën jeshile Kievit për t’u anëtarësuar me procedurë të shpejtuar në Bashkimin Evropian, por duket se qëndrimet kanë filluar të diversifikohen me kalimin e kohës.