Lajme

Korçarja qe mbyti foshnjën në valixhe humb lidhjen me realitetin: Se kam lindur unë, ja kush e ka…

 

Një ngjarje e rëndë u raportua nga Korça brenda familjes Hasimllari. Një grua korçare futi foshnjën e porsalindur

në një valixhe dhe e la aty deri në momentin që ajo ndërroi jetë dhe më pas u zbulua nga i bashkëshorti i saj i cili kishte ardhur nga Greqia.

 

Ky i fundit kishte ardhur para një muaji nga emigracioni dhe kishte konstatuar erë të keqe në shtëpi, ndërsa dje telefonoi policinë për të raportuar se një foshnje e pajetë ndodhej brenda në valixhe në shtëpinë e tij.

Pas ngjarjes gruaja 40-vjeçare që dy shohet se i mori jetën fëmijës është dërguar në psikiatri. Mjekia neuro-psikiatre Nikolina Bode e cila i ka bërë një kontroll gruas në fjalë është shprehur se familjarët e kanë konstatuar

shtatzëninë e 40-vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Sipas mjekes gruaja është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë por nuk pranonte të mjekohej,

ndërsa nuk ka pranuar edhe të bëjë një kontroll në momentin që familjarët e konstatuan shtatzëne. Ndërkohë sipas Bode gruaja ka humbur lidhjen me realitetin, ndërsa gjatë dëshmisë ka thënë se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.

Bashkëshorti i saj, Klodi Hasimllari kishte rreth një muaj që ishte kthyer në shtëpi, pasi kishte qenë duke punuar në Greqi. Burri mësohet se ndjeu erën e keqe që vinte nga dollapi, e më pas zbuloi valixhen brenda së cilës ndodhej trupi i pajetë i foshnjes.

40-vjeçarja është dërguar në maternitet për ekzaminime të mëtejshme dhe deri më tani nuk është në gjendje që të sqarojë situatën. Sipas gazetares Zisi, bashkëshorti i ka thënë policisë se kishte më shumë se 1 vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija i pajetë nuk është i tij.

Related Articles

Back to top button