Putin del me deklaratën e fortë: Kam qenë i detyruar të pushtoj Ukrainën për të ndaluar…
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka takuar ditën e sotme sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Gjatë takimit presidenti rus ka treguar se pse e ka pushtuar Ukrainën.
Putin është shprehur se kanë qenë të detyruar të pushtojnë Ukrainën për të ndaluar gjenocidin që po u bënte njerëzve në Donbass.
Vladimir Putin, shefi i Kremlinit në një përgjigje për kreun e OKB, Antonio Guterres thotë se ende presin zgjidhje diplomatike.
“Ne ende presim dhe shpresojmë se do të arrijmë marrëveshje përmes një kanali diplomatik” , është shprehur ai, raporton BBC.
Putin tha se bisedimet e fundit në Stamboll kishin arritur përparim, por sugjeroi se ishin prishur pas raporteve për mizori kundër civilëve në qytetin ukrainas Bucha.
Ai pretendoi se këto ishin provokim dhe shtoi se ushtria ruse nuk kishte asnjë lidhje me të. Megjithatë, thotë më tej se bisedimet vazhdojnë dhe ai shpreson që të arrijnë një rezultat pozitiv.
Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Prej dy muajsh vijojnë luftimet, ndërsa pas tërheqjes nga Kievi, forcat ruse janë fokusuar në lindje të vendit.