Lajme

E rende/ Plagë të shumta në kokë dhe shembje brinjësh, kush janë tre të plagosurit e të njëjtës familje që u përplasen për motive pronësie…

 

Mbrëmjen e sotme 3 shtetas të plagosur janë paraqitur në spitalin e Sarandës. Fax News mëson se të plagosurit janë pjestarë të një familje dhe kanë plagë të shumta të shkaktuara nga goditjet me sende te forta.

Të plagosurit janë pjestarë të familjes Avduli. Ngjarja ka ndodhur ne Çuke, Sarande. Dyshohet se familja Avduli është përplasur me anëtarin e një familje tjetër për motive pronësie.

Shtetasi Shaban Avduli, 62-vjeç ka plagë me sende të forta në kokë, Florenc Avduli 37 vjeç, ka marrë plagë në dorë, ndërsa i plagosuri tjetër, sipas mjekëve ka shembje brinjësh.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe e ka shpallur në kërkim. Siç raportohet i shpalluri në kërkim është person me precedentë të mëparshëm penalë.

Related Articles

Back to top button