Lajme

Sali Berisha në krye të tavolinës! Komisioni i Rithemelimit mblidhet per te diskutuar hapat proceduriale që do ndiqen per zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

 

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike është mbledhur në selinë blu që prej orës 19:00, per te diskutuar hapat proceduriale që do ndiqen për mbledhjen e Kuvendit të 30 Prillit dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Zyra e medias e PD-së ka shpërndarë disa foto nga brenda takimit pa kamera në selinë blu.

Ajo që bie në sy është fakti se ish-kryeministri Sali Berisha është ulur në krye të tavolinës, ndërkohë që nga ana tjetër janë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, si Tritan Shehu, Edmond Spaho, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, Edit Harxhi etj.

Po ashtu në foto dallohet se takimi po zhvillohet në ambientet e asaj që dikur ishte zyra e Lulzim Bashës, ndërkohë që sot është shndërruar në sallën e mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Sali Berisha për here të parë sot ka marrë zyrë stabël në selinë blu, duke u pozicionuar një kat me lart se zyra e ish-kryetarit Lulzim Basha.

Related Articles

Back to top button