ShowBiz

Mozzik poston foto me Loredanën, çfarë po ndodh mes tyre ?

 

Loredana Zefi dhe Mozzik, janë vendosur në qendër të mediave sociale kohët e fundit. Ndarja e dytë e bujshme e çiftit ka bërë që çdo lëvizje e tyre të studiohet me kujdes nga fansat.

 

Ndjekësit e çiftit kanë vënë re në rrjetet sociale se ata kanë veshur më shumë se një herë rroba të njëjta. Fillimisht një palë çizme dhe më pas një jelek jeshil. Më pas ka ardhur dhe një tjetër postim i reperit ku duket se është në një udhëtim pasi ka publikuar foton e një çante dhe një valixheje të njëjtë si ajo e Loredanës.

Kjo bëri që fansat e çiftit të aludonin se reperët janë rikthyer përsëri në krahët e njëri-tjetrit.

Mozzik ka postuar së fundmi një foto në InstaStory ku duket se ndodhet në një club nate. Mirëpo detaji i cili u vu re dhe po çmend rrjetin është se pas reperit ndodhet një vazjë e cila duket si Loredana.

Nuk dihet saktësisht nëse është reperja apo dikush tjetër ose artisti e ka shkrepur foton kohë më parë kur ishte ende në një lidhje me të.

Lidhja e tyre plot luhatje i ka vënë artistët në qendër të vëmendjes prej vitesh. Ata sollën disa bashkëpunime para se të zbulohej skandali që përfshiu reperen dhe vëllain e saj. Ajo u akuzua për mashtrim nga një çift zviceran që i akuzoi se i ka vjedhur para duke u shtirur si avokate. Më pas, çifti mirëpriti në jetë vajzën e tyre të parë Hanën që është kthyer në një ‘fenomen’ në rrjetet sociale.

Krejt papritur në 2019 ata i dhanë fund lidhjes teksa deklaratat e forta dhe akuzat publike nuk munguan. Një vit më pas ata u ribashkuan dhe fill pas ata bashkëpunuan për albumin e përbashkët “No rich parents” dhe kur ende nuk kishin mbaruar publikimin e këngëve u ndanë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën e tyre Hanën.

Related Articles

Back to top button