ShowBiz

Del video e re nga gjyqi i Johnny Depp me ish-bashkëshorten, aktori shfaqet i tërbuar duke shkatërruar kuzhinën dhe në gjendje të dehur!

 

Provat të reja kundër aktorit Johnny Depp janë paraqitur në gjykatë, nga ish-bashkëshortja e tij Amber Heard, në gjyqin që po mbahet, pas padisë që aktori bëri ndaj ish-gruas së tij për shpifje, një shkrim të saj në Washington Post të vitit 2018, ku ajo tregoi se ishte abuzuar në familje, referuar aktorit

Provat të reja kundër aktorit Johnny Depp janë paraqitur në gjykatë, nga ish-bashkëshortja e tij Amber Heard, në gjyqin që po mbahet, pas padisë që aktori bëri ndaj ish-gruas së tij për shpifje, një shkrim të saj në Washington Post të vitit 2018, ku ajo tregoi se ishte abuzuar në familje, referuar aktorit.

Avokati i aktores ka publikuar një video, ku Johnny Depp shihet në gjendje të dehur teksa thyen enë në kuzhinë dhe godet tavolinën me grusht Heard shihet e përlotur në gjykatë dhe dridhej nga frika teksa shihte pamjet që u publikuan.

Avokati i aktores, Rottenborn iu drejtua në gjykatë, ‘Kjo është në shtëpinë tuaj në West Hollywood. Ky je ti në video. Ishe i dhunshëm?’

Depp iu përgjigj: ‘Është e qartë se po kaloja një gjendje të vështirë dhe të rënduar. Unë kam goditur dollapët në kuzhinë dhe nuk e kam prekur zonjushën Heard’

‘A mund të kesh qenë i dehur?’ e pyeti avokati Rottenborn.

‘Është një mundësi,’ u përgjigj Depp. Depp tha se çdokush mund të humbi kontrollin e emocioneve të tij ndonjëherë. ‘Pse po filmonte ajo? Nëse ajo ishte e frikësuar për vdekje, pse nuk u largua?’.

Depp kërkon 50 milionë dollarë nga Heard, teksa dëshminë e tij në një gjykatë në Virxhinia e nisi duke thënë se ai nuk kishte goditur kurrë asnjë grua në jetën e tij dhe se donte të pastronte emrin, pas akuzave të rënda që ish-bashkëshortja i bëri.

Related Articles

Back to top button