Lajme
LAJM I FUNDIT! / Vritet gazetarja e njohur…
Gjendet e vdekur nën rrënoja gazetarja dhe producentja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych.
Ajo ka mbetur e vdekur si pasojë e një sulmi rus me raketë në Kiev dhe ka goditur banesën ku ka jetuar ajo.
Sulmi ka ndodhur më 28 prill.
Trupi i saj i vdekur është gjetur nën rrënoja në mëngjesin e 29 prillit.
Vira Hyrych ka punuar për Radion Evropa e Lirë prej vitit 2018.
Paraprakisht, ajo ka punuar për kanalet televizive ukrainase.
Redaksia e Radios Evropa e Lirë ka ngushëlluar familjarët e viktimës dhe ka thënë se do ta kujtojë atë si njeri të këndshëm dhe si një profesioniste. REL