Lajme

Ekspertët e pediatrisë në gjendje alarmi/Evropa në ankth për faktin se ende nuk është identifikuar shkaktari që çon në këtë virus…

 

Prej fillimit të vitit pothuaj e gjitha Evropa është përballur me raste të pazakonte të hepatitit akut tek fëmijët.

Lidhur me këtë në një komunikim me “MCN live”, kryetarja e Federatës së Mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg, tha se Evropa është në ankth për faktin se ende nuk është identifikuar shkaktari që çon në këtë virus, që në fakt nuk është një hepatit klasik .

Ekspertët, sidomos të fushës së pediatrisë, janë në gjendje alarmi, se kanë dyshime se mbase kemi të bëjmë me një variant të ri të koronavirusit, i cili ka shkkatuar te fëmijët prekje të mëlçisë, por nuk është gjetur ende shkaktari.

Shumica e rasteve të raportuara nuk kishin ethe, sipas OBSH, dhe viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin akut viral, si viruset e hepatitit A, B, C, D dhe E, nuk janë zbuluar në asnjë nga këto raste.

Hepatiti është inflamacion i mëlçisë, një organ jetik që përpunon lëndët ushqyese, filtron gjakun dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve.

A është mes adenoviruist dhe korona virusit, mbetet për tu parë, por duke qenë i panjohur ka arsye paniku nga të gjithë dhe pediatret.

Related Articles

Back to top button